E Hënë, 2 Nëntor 2026

Humbje për muzikën popullore shqiptare – Ndërron jetë “Bilbili i Çamërisë”, këngëtari i njohur Shaban Zeneli

Komuniteti artistik shqiptar është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur të muzikës popullore, Shaban Zeneli, një nga zërat më përfaqësues të këngës çame në Shqipëri.

Familjarët e tij kanë bërë të ditur se Zeneli nuk e fitoi betejën me një sëmundje të pashërueshme, duke lënë pas një boshllëk të madh në skenën muzikore shqiptare.

Me një karrierë të gjatë dhe të pasur, Shaban Zeneli u bë i njohur për interpretimet e tij plot ndjenjë dhe autenticitet, duke ruajtur e përcjellë me përkushtim traditat muzikore të Çamërisë.

Këngët e tij janë kënduar dhe dashur ndër vite nga publiku, sidomos në zonën e Fierit dhe më gjerë, ku ai konsiderohej një figurë e respektuar e artit popullor.

Gjatë jetës së tij artistike, ai u vlerësua si “Bilbili i Çamërisë”, duke u renditur ndër personalitetet e rëndësishme të muzikës popullore shqiptare.

Shaban Zeneli ishte një nga zërat më përfaqësues të këngës çame në Shqipëri. Gjatë një karriere të gjatë artistike, ai u dallua për interpretimet e tij me ndjenjë dhe autenticitet, duke ruajtur dhe përcjellë traditat muzikore të Çamërisë.

Këngët e tij kanë mbetur të dashura për publikun, veçanërisht në zonën e Fierit dhe më gjerë, ku ai gëzonte respekt dhe vlerësim si figurë e rëndësishme e artit popullor.

Me ndarjen e tij nga jeta, muzika popullore shqiptare humb një prej zërave të saj më të veçantë, ndërsa trashëgimia e tij artistike mbetet e gjallë në kujtesën e publikut.

“I paharruar do të mbetet kujtimi dhe zëri i tij në zemrat tona. Pusho në paqe, Bilbili i Çamërisë,” – thuhet në njoftimin e familjarëve.

Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet sot në varrezat e qytetit të Fierit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›