Pas Gjermanisë, Trump: Po shqyrtoj tërheqjen e trupave amerikane nga Italia dhe Spanja

Pas Gjermanisë, kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump ndaj vendeve që nuk e ndihmuan në luftën ndaj Iranit përfshiu edhe Italinë e Spanjën.
“Ndoshta pse të mos e bëj”- ishte përgjigja e Trump, ku u pyet nëse do të shqyrtonte tërheqjen e trupave amerikane nga dy vendet që kanë qenë kritike për luftën ndaj Iranit.
“Italia nuk ka ndihmuar aspak, ndërsa Spanja ka qenë e tmerrshme. Është NATO. Shikoni nivelin e ndihmës që po i ofrojnë Ukrainës. Ata kanë krijuar një katastrofë, kaos total. Gjëja e pabesueshme është se ata e përdorin Ngushticën e Hormuzit, ndërsa ne nuk e përdorim atë”- theksoi më tej.
Presidenti amerikan ka kritikuar ashpër aleatët e NATO-s se nuk dërguan marinat e tyre për të ndihmuar në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, e cila u mbyll për transportin detar global pas fillimit të sulmeve amerikano- izraelite kundër Iranit më 28 shkurt, ndërsa ka ndërsa paralajmëruar edhe tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga aleanca ushtarake.
Muajin e kaluar, Trump kërcënoi të vendoste një embargo të plotë tregtare ndaj Spanjës, pasi aleati evropian refuzoi të lejonte ushtrinë amerikane të përdorte bazat e saj për misione të lidhura me sulmet ndaj Iranit. Kritika drejtoi edhe ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni.
SHBA ka rreth 68 mijë trupa ushtarake në bazat e saj në Evropë, 36 mijë prej tyre janë të vendosur në Gjermani, mbi 13 mijë në Itali dhe rreth 4 mijë në Spanjë.
/rtsh.al/