E Premte, 6 Nëntor 2026

I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë, Apeli ul dënimin për Ilir Beqarajn

Sociale

Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar vendimin për Ilir Beqarajn, të akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë në vitin 2024.

Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë fillimisht e kishte dënuar me 24 vite burg Beqarajn.

Por sot, ashtu siç raporton gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene, Gjykata e Apelit të Tiranës ndryshoi vendimin duke e dënuar me 20 vite, ndërsa me gjykim të shkurtuar Beqaraj u dënua me 12 vite e 8 muaj burg.

Gentian Bejtja u ekzekutua më 1 mars të vitit 2024 në banesën e tij me 71 plumba.

Reklamë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›