E Diel, 1 Nëntor 2026

I arrestuari u arratis nga komisariati, AMP pezullon 3 punonjës policie në Elbasan

AMP ka pezulluar tre punonjës policie në Elbasan, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë të karakterit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj tre punonjësve të policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan, të dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e konkretisht

– Nënkomisar A. ZH., 35 vjeç, me detyrë Specialist për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan;

– ⁠Inspektor P. B., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist Informacioni, në Komisariatin e Policisë Elbasan;

– ⁠Inspektor J. GJ., 60 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist për ruajtjen e dhomave të sigurisë, në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Caktimi i masave të sigurisë është bërë pasi ng hetimet lidhur me ngjarjen e datës 03.06.2025  janë administruar prova dhe fakte se këta punonjës policie, me anë të mosveprimit dhe në shkelje të dispozitave të parashikuara në aktet ligjore e nënligjore që normojnë punën në Policinë e Shtetit, nuk kanë marrë masat e nevojshme për trajtimin dhe sigurimin e personave të ndaluar/shoqëruar në ambientet e policisë.

Si pasojë, shtetasi B.Z.,  arrestuar në flagrancë, si person i dyshuar për një vepër penale është arratisur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›