E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte duke u larë në det, mbytet një turiste në Shkëmbin e Kavajës

Një turiste nga Sllovakia është mbytur këtë të hënë te Shkëmbi i Kavajës.

Turistja 79-vjeçare ishte duke u larë në ujë kur ka hasur probleme.

“Rreth orës 19:30, te Shkëmbi i Kavajës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. R., 79 vjeçe, banuese në Sllovaki.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin/dokumentimin e plotë të rrethanave te ngjarjes dhe shkakut të mbytjes”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›