E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Hanin e Hotit 44-vjeçari

Një 44-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në pikën kufitare Hani i Hotit.

Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, 44 vjeç, banues në Shkodër është dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, njofton policia.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›