E Diel, 1 Nëntor 2026

Kokainë, MDMA dhe kanabis, arrestohet 36-vjeçari që shpërndante drogë në Jalë

Himarë – Një 36-vjeçar, i cili akuzohet se shpërndante lëndë narkotike në Jalë është arrestuar nga policia.

“Në fshatin Jalë, Himarë, u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 36 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit personal dhe në banesën ku ishte akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuara kokainë, MDMA, dhe kanabis.

36-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›