I ftuar në Samitin e Komunitetit Politik Europian, Rama niset drejt Armenisë

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot (3 maj) drejt Armenisë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Ky Samit, një platformë e rëndësishme bashkëpunimi dhe dialogu mes vendeve të kontinentit, do të mbahet në datat 4–5 maj.
Ky takim i 8-të do të mbledhë 48 krerë shtetesh dhe qeverish në Jerevan të Armenisë, nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë”.
/rtsh.al/