Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan në Tiranë, vetëm dëme materiale

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në një dyqan për shërbime interneti këtë të diel (3 maj) në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:30, ndërsa nga shpërthimi janë regjistruar vetëm dëme materiale. Dyqani rezulton në pronësi të personit me iniciale. E. M..
Për momentin nuk bëhen me dije më shumë informacione mbi ngjarjen, teksa grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
/rtsh.al/