E Diel, 1 Nëntor 2026

I nxehti afrikan, rikthim ne mesjave

Ulja e lehte e temperaturave qe ndodhi ne fund te javes qe sapo lame pas, nuk e ka larguar njehere e mire vapen perveluese te veres se sivjetme. Perkundrazi, ne mes te javes ne te cilen sapo kemi hyre, pritet nje rritje e ndjeshme temperaturash ne vleren e 5 gradeve. Nje fakt te tille e bejne te ditur specialiste te parashikimit te motit ne Institutin e Energjise, Ujit dhe Mjedisit. Sipas tyre, kjo jave do ta risjelle te nxehtin afrikan ne vendin tone, ndaj popullata duhet te kete shume kujdes, si me pershtatjen me vapen, ashtu edhe me konsumimin e sa me shume ushqimeve te fresketa dhe konsumimin e lengjeve.

Rikthimi

Freskia e mbremjes se te shtunes, duke i gdhire e diela, dhe vranesirat e pjesshme te dites se djeshme jane thjesht kapricot e veres qe po kalojme. Edhe pse drejt fundit, stina do te riktheje te nxehtin afrikan. Sipas Sektorit te Parashikimit te Motit ne Institutin e Energjise, Ujit dhe Mjedisit, gjate kesaj jave temperaturat pritet te rriten me jo pak, por plot pese grade Celcius me shume sesa jane aktualisht. Ne kete menyre, temperatura te tilla do te shenojne ditet me perveluese te kesaj vere, duke i cuar temperaturat maksimale deri ne 40 grade, apo edhe me shume. Ne keto kushte, mjeket specialiste keshillojne qe qytetaret te shmangin daljet e shpeshta ne oret e piket, sidomos duke filluar nga ora 11 e paradites deri ne oren 16.00 te pasdites. Nga ana tjeter, ata sugjerojne qe te konsumoni sa me shume lengje, sidomos te frutave te shtrydhura. Per te moshuarit, mjeket sugjerojne qe te dalin vetem ne oret e para te dites dhe ne mbremje, pasi problemet me tensionin e gjakut mund te lene pasoja. Sa u perket te vegjelve, mjeket keshillojne qe ata te vishen lehte, me veshje pambuku, t';u jepen sa me shume lengje per te pire dhe te kontrollohen te mjeku ne raste shqetesimesh, per te shmangur virozat e stines.

Sot, neser

Instituti i Energjise, Ujit dhe Mjedisit, ben me dije se gjate dites se sotme, mbi vendin tone do te mbizoteroje mot i kthjellet me vranesira te pakta. Shpejtesia e eres do te jete mjaft e vogel, ndersa per momentin temperaturat minimale dhe maksimale do te jene mesatare. Keshtu, ne vendet malore, sipas sektorit te parashikimit te motit ne INEUM, temperaturat minimale nuk do te zbresin poshte 11, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 29 grade. Ne vendet e uleta, minimalet do te zbresin deri ne 18, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 34 grade dhe ne bregdet,m temperaturat ekstreme te ajrit do te luhaten nga 19 grade deri ne 31 grade Celsius. Gjate 24 oreve te ardhshme, territorin e vendit tone do ta karakterizoje nje mot i kthjellet me vranesira te pakta gjate pjeses se dyte te dites. Ne vendet malore, temperaturat minimale do te zbresin deri ne 12 ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 29 grade. Ne vendet e uleta, minimalet do te zbresin deri ne 18, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 35 dhe ne bregdet, temperaturat ekstreme te ajrit do te variojne nga 19 grade minimalet, deri ne 32 grade Celsius maksimalet. Ndersa gjate dites se djeshme, ne vendin tone moti ishte i kthjellet, me ndonje kalim vranesirash te dobeta, te cilat gjate nates jane shoqeruar me shira te dobet me karakter lokal.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›