Punimet e KESH, mungese energjie ne 7 zona te Tiranes
Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare, (KESH), nisi dje ne oren 08 te mengjesit punimet ne nenstacionin elektrik ne Qender te Tiranes, si pasoje e te cilave pati kufizime te furnizimit me energji deri ne oren 17:00, ne disa zona te kryeqytetit. Burime zyrtare nga KESH thane dje se stakim te energjise elektrike kishte ne zonat qe furnizohen nga ky nenstacion, si Bulevardi "Zogu i Pare", Rruga "Mine Peza", Rruga "Myslym Shyri", "Shallvaret" zona tek Pazari i Ri, Rruga "Qemal Stafa", "Selvia" si dhe Rruga e Barrikadave. Punimet ne kete nenstacion po kryhen ne kuader te projektit te KESH-it, "Furnizimi dhe Instalimi i pajisjeve per rehabilitimin, kontrollin, mbrojtjen dhe monitorimin e nenstacionit Tirana 1 dhe Elbasan 1".