E Martë, 3 Nëntor 2026

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Policia nis hetimet për zbardhjen e shkaqeve

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Policia e Elbasanit ka reaguar për zjarrin e rënë dje në landfillin e mbetjeve urbane në periferi duke theksuar se kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Zyra Kundër Krimeve në Komisariat ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, rrethanave dhe përgjegjësve nëse është zjarrvënie e qëllimshme.

Sipas Policisë, hetimeve i është bashkuar edhe Prokuroria e Rrethit.

“Në lidhje me zjarrin e përhapur në vendgrumbullimin e mbetjeve, në Elbasan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të zjarrit, sqarimin e rrethanave dhe individualizimin e përgjegjësive mbi këtë rast”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, po punojnë për neutralizimin e zjarrit.

Operacioni për shuarjen e flakëve në landfillin e Elbasanit po vijon në ditën e dytë, teksa të paktën 20 mjete të ndryshme ndodhen në terren për shuarjen e flakëve.

/k.s//a.f//r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›