E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkodër, 11 shoferë të arrestuar gjatë qershorit dhe 4161 të gjobitur

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Policia Rrugore e Shkodrës njoftoi sot se gjatë muajit qershor janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 22 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, Policia njoftoi se janë vënë gjithsej 4161 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Konkretisht sipas policisë Rrugore: 376 masa për mosvënien e rripit të sigurimit; 228 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse; 80 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 68 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 53 masa për xhama të errësuar;  672 masa për parakalime të gabuara; 1503 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar; 235 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 946 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Shkodrës bëri me dije se kontrollet “do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore”.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Policia po ashtu fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

/m.q//a.f//r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›