I shpallur në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në policinë e Spanjës djali i Erzen Breçanit

Vetedorezohet në Spanjë Eralbi Brecani, djali i Erzen Brecanit i shpallur në kërkim nga SPAK
Lajmi bëhet i ditur nga gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj.
Breçani kishte kohë që ishte në arrati, ndërsa ndaj tij ishin intensifikuar përpjekjet për lokalizim dhe arrestim në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të drejtësisë.
Vetëdorëzimi i tij pritet të pasohet nga procedurat ligjore për ekstradimin drejt Shqipëri, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura ndaj tij.