E Diel, 1 Nëntor 2026

IKMT: Ndërhyrje për lirimin e kanaleve ujëmbledhëse në Durrës për parandalimin e përmbytjeve

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në mbështetje dhe bashkëpunim me strukturat e qeverisjes qendrore dhe Bashkinë Durrës, po kryen ndërhyrje për lirimin e kanaleve ujëmbledhëse, në funksion të masave për përballimin e rrezikut nga përmbytjet në disa zona të qytetit.

Sipas IKMT-së, ndërhyrjet në terren po kryhen me qëllim garantimin e rrjedhjes së lirë të ujërave dhe mbrojtjen e komunitetit nga efektet e reshjeve intensive.

IKMT thekson se puna do të vijojë deri në normalizimin e plotë të situatës dhe se institucionet përgjegjëse po monitorojnë situatën në vazhdimësi për të siguruar parandalimin e çdo incidenti të mundshëm.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›