E Diel, 1 Nëntor 2026

IRAN – Garda Revolucionare bllokon dy anije me karburant në Gji

TEHERAN, 5 shkurt /ATSH-AFP/ – Trupa të Gardës Revolucionare, ushtria ideologjike e Republikës Islamike të Iranit, kanë ndaluar dy tankerë nafte në rajonin e Gjirit për “kontrabandë karburanti”, njoftoi sot agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, pa specifikuar flamurin ose kombësinë e ekuipazhit.

“Janë gjetur mbi një milion litra karburant kontrabandë në bordin e dy anijeve”, raporton agjencia, duke shtuar se “15 anëtarë të ekuipazhit me kombësi të huaj janë dërguar para drejtësisë”.

“Tankerët u ndaluan pranë ishullit iranian Farsi”, njoftoi Tasnim.

Ky ndalim  ndodh në një kontekst tensioni të shtuar, pas vendosjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës anijeve luftarake në rajon, pas shtypjes së protestave antiqeveritare nga autoritetet iraniane.

”Tankerat ishin të përfshirë në operacione kontrabande për disa muaj, u identifikuan dhe u ndaluan pas operacioneve të mbikëqyrjes dhe zbulimit të kryer nga forcat detare të Gardës  Revolucionare”, sqaroi agjencia.

Forcat iraniane shpesh njoftojnë për kapjen e anijeve që transportojnë karburant në mënyrë të paligjshme në këtë zonë.

Çmimi i karburantit në Iran është ndër më të ulëtit në botë, gjë që e bën trafikun drejt vendeve të tjera veçanërisht fitimprurës./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›