IRAN – Konfirmohet vdekja e gjashtë gjeneralëve të tjerë, ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë

TEHERAN, 15 qershor /ATSH-DPA/ – Garda Revolucionare e Iranit njoftoi sot vdekjen e gjashtë gjeneralëve të tjerë, duke e çuar numrin total të oficerëve të lartë të vrarë në fushatën ushtarake të Izraelit në të paktën 14.
Midis të vdekurve janë figura të shquara si komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, Hossein Salami dhe shefi i shtabit, Mohammad Bagheri.
Viktimat vijnë mes tre ditësh sulmesh ajrore izraelite që synojnë një sërë vendesh iraniane, duke përfshirë objekte bërthamore, udhëheqës ushtarakë, instalime mbrojtëse, qytete dhe zona nafte.
Irani i ka dënuar sulmet si një deklaratë lufte, duke iu përgjigjur me qindra sulme me raketa dhe dronë në territorin izraelit.
Një funeral për Salamin, Bagheri-n dhe komandantë të tjerë të rënë pritet të mbahet të martën, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, një media e lidhur ngushtë me Korpusin e Gardës Revolucionare./ a.jor.