E Hënë, 2 Nëntor 2026

IRAN – Media njofton hyrjen në fuqi të armëpushimit me Izraelin

TEHERAN, 24 qershor /ATSH-DPA/ – Media iraniane raportoi sot se një armëpushim me Izraelin kishte hyrë në fuqi në orën 07:30 (04:00 GMT).

”Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) qëlloi 11 raketa drejt Izraelit para kësaj kohe”, sipas palës iraniane.

Rreth orës 05:00 (02:00 GMT) ushtria izraelite kishte raportuar sulmet e ripërtërira iraniane.

Sipas medias izraelite, katër persona u vranë në një sulm iranian në një ndërtesë në qytetin jugor të Beershebas.

Më herët të martën, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha në X se “operacionet ushtarake të Forcave tona të Armatosura të fuqishme për të ndëshkuar Izraelin për agresionin e tij vazhduan deri në minutën e fundit”./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›