E Hënë, 2 Nëntor 2026

IRAN – Rreth 21 mijë të ndaluar gjatë luftës 12-ditore me Izraelin

TEHERAN, 12 gusht /ATSH-DPA/ – Autoritetet e sigurisë në Iran ndaluan rreth 21 mijë persona gjatë luftës 12-ditore kundër Izraelit në qershor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.

Mes tyre, 261 persona u arrestuan nën dyshimin për spiunazh dhe 172 për regjistrime të paautorizuara foto dhe video, tha zëdhënësi i policisë, gjenerali Saeed Montazerolmahdi, siç raportoi radio shtetërore.

Ai nuk dha detaje për pjesën më të madhe të arrestimeve.

Gjatë konfliktit, më shumë se 40 mijë oficerë policie ishin të vendosur në rrugë me orar të plotë, shtoi Montazerolmahdi.

Në qershor, Izraeli, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bombardoi objektet kryesore bërthamore në Iran.

Pavarësisht armëpushimit, konflikti themelor mes armiqve të betuar mbetet aktualisht  pa asnjë zgjidhje diplomatike.  /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›