KANADA – Zjarret vënë në gatishmëri evakuimi shumë zona të vendit

OTAVA, 12 gusht /ATSH/ – Lokaliteti kanadez i Paradises ndodhet nën alarm evakuimi, ndërkohë që Lojërat e Kanadasë zhvendosin ngjarjet për shkak të zjarrit gjigant në Paddy’s Pond, sipas saltwire.com.
Edhe qyteti i Conception Bay South po u bën thirrje njerëzve ta marrin seriozisht alarmin e evakuimit dhe po i paralajmëron banorët se nuk do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre nëse lëshohet një alarm evakuimi.
“Banorët në zonën e alarmit duhet të përgatiten për evakuim në momentin e duhur. Nëse lëshohet një urdhër evakuimi, nuk do të lejoheni të ktheheni në shtëpi derisa të hiqet urdhri. Paketoni sendet thelbësore tani, duke përfshirë ilaçet, dokumentet e rëndësishme dhe furnizimet për kafshët shtëpiake”, deklaruan autoritetet në një postim në mediat sociale sot në mëngjes.
Kompania e shpërndarjes së energjisë ‘’NL Hydro’’ po i paralajmëron gjithashtu njerëzit të jenë të përgatitur në rast se ka ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të zjarrit në Paddy’s Pond.
Autoritetet thanë se sot pasdite do të ketë një përditësim mbi zjarret në Paddy’s Pond, Kingston, Martin Lake dhe Labrador, që do të jepet nga ministri i Sigurisë Publike, John Haggie./ /os/