IRAN – Teherani paralajmëron “mësim historik” për Izraelin dhe SHBA

TEHERAN, 28 shkurt /ATSH-DPA/ – Irani ka kërcënuar me një përgjigje të ashpër pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndërmorën sot një operacion të përbashkët ushtarak kundër vendit.
“Ne do t’i japim Izraelit dhe SHBA-së një mësim që nuk e kanë përjetuar kurrë më parë në historinë e tyre”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane, sipas transmetuesit shtetëror.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, i dënoi sulmet duke i cilësuar si një “krim të hapur”.
Ai i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit i OKB-së të mblidhet në një seancë urgjente duke theksuar se Teherani pret që edhe vendet e tjera të reagojnë dhe të mbajnë qëndrim ndaj zhvillimeve të fundit./ /Ad.Ab./ a.jor.