E Diel, 1 Nëntor 2026

RIAD – Arabia Saudite dënon sulmet iraniane ndaj vendeve të LM-së

BEJRUT, 28 shkurt /ATSH-DPA/ – Arabia  Saudite dënoi ashpër sot sulmet e ndërmarra nga Irani kundër objektivave ushtarake amerikane në disa vende të Lindjes së Mesme, në përgjigje të sulmeve amerikano-izraelite të nisura më herët gjatë ditës.

Sipas deklaratës zyrtare, sulmet iraniane shënjestruan baza ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein, Katar, Kuvajt dhe Jordani.

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite dhe të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Saudi Press Agency (SPA), theksoi solidaritetin e plotë me pesë vendet e prekura dhe u zotua të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për çdo masë që ato mund të ndërmarrin në përgjigje të sulmeve.

Riadi i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë sulmet iraniane dhe të marrë masa të nevojshme për t’u përballur me atë që e cilësoi si shkelje nga ana e Teheranit, të cilat rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Sulmet vijnë pas përshkallëzimit të tensioneve në rajon, pas operacioneve të mëhershme të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, duke rritur shqetësimet për një përhapje më të gjerë të konfliktit në Lindjen e Mesme./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›