E Diel, 1 Nëntor 2026

IRAN – Teherani tronditet nga shpërthimet, ndërsa Izraeli konfirmon valën e re të sulmeve

TEHERAN, 9 mars /ATSH-DPA/- Shpërthime të forta tronditën Teheranin, ndërsa qyteti u godit sërish nga sulmet izraelite, me dëshmitarë që raportuan se avionët luftarakë mund të dëgjoheshin duke fluturuar mbi kryeqytetin iranian, duke u afruar nga veriu mbi majat e maleve Alborz.

“Në Karaj, u bombarduan, një qytet me popullsi të dendur në periferi të Teheranit, një kompleks qeveritar që strehon stacione policie, ndërtesa gjyqësore dhe zyra të administratës së qyteti”, raportuan vendasit.

“Ndërtesat dridheshin sikur të ishte një tërmet”, tha një banor aty pranë.

Ushtria izraelite tha se kishte nisur valën e re të sulmeve në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturës së udhëheqjes iraniane në qytetet e Teheranit dhe Isfahanit, si dhe në jug të vendit. Fillimisht nuk pati raportime për viktima.

Autoritetet kanë raportuar të paktën 1 200 të vdekur që nga fillimi i sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit më 28 shkurt.

“Më shumë se 10 000 njerëz janë raportuar të plagosur”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Hossein Kermanpur.

Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›