E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Turqia dislokon avionë luftarakë dhe sisteme mbrojtëse në Qipron veriore

STAMBOLL, 9 mars /ATSH-DPA/- Turqia ka dislokuar gjashtë avionë luftarakë F-16 dhe sisteme mbrojtëse ajrore në Qipron veriore, tha sot Ministria Turke e Mbrojtjes.

Ky veprim vjen mes tensioneve rajonale në rritje për shkak të konfliktit të shkaktuar nga sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit, të cilat çuan në një sulm me dronë në ishullin mesdhetar – të ndarë midis një shteti turk verior të shkëputur dhe shtetit grek në jug, një anëtar i Bashkimit Evropian.

“Dislokimi synon forcimin e sigurisë së Qipros veriore mes zhvillimeve të fundit rajonale”, tha ministria në X, duke iu referuar konkretisht Republikës Turke të shkëputur të Qipros Veriore.

Ministria tha se mund të merren masa shtesë, në varësi të zhvillimeve të mëtejshme.

Dislokimi turk vjen pas hapave të ngjashëm të ndërmarra nga Greqia dhe anëtarët e tjerë të BE-së mes shqetësimeve për përhapjen e mundshme të tensioneve rajonale në Qipro. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›