SHBA – Rubio: Irani po përpiqet ta mbajë peng botën me sulme

UASHINGTON, 9 mars /ATSH/- Irani po përpiqet ta mbajë peng botën me sulme, tha sot sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sipas “France24”.
Rubio akuzoi Iranin se po e merr botën “peng” përmes sulmeve të tij hakmarrëse.
Ai këmbënguli se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin në rrugën e duhur me objektivat e tyre të luftës.
“Mendoj se të gjithë po e shohim tani kërcënimin që ky regjim klerikal paraqet për rajonin dhe për botën. Ata po përpiqen ta mbajnë peng botën”, tha Rubio në një aktivitet në Departamentin Amerikan e Shtetit (DASH). //a.i/