E Martë, 3 Nëntor 2026

IRAN – Valë e re sulmesh izraelite, shkatërrohet aeroporti i Tabrizit

TEL AVIV, 13 qershor /ATSH-ANSA-AFP/ – Ushtria izraelite ka nisur një valë tjetër sulmesh në Iran dhe, sipas burimeve ushtarake, forcat ajrore kanë shkatërruar aeroportin e Tabrizit, në Iranin veriperëndimor.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se shpërthime të reja u dëgjuan të premten në Iranin veriperëndimor, pas një serie sulmesh ajrore izraelite kundër Republikës Islamike.

“Pak minuta më parë, shpërthime të reja u dëgjuan deri në një provincë të Azerbajxhanit lindor”, raportoi televizioni.

Agjencia kombëtare e lajmeve Tasnim raportoi për një seri sulmesh që më parë kishin synuar 10 vende në të njëjtën provincë, duke vrarë të paktën tre persona./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›