TEL AVIV – Izraeli vret komandantin e forcave ajrore iraniane

TEL AVIV, 13 qershor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite tha se vrau komandantin e forcave ajrore të Gardës Revolucionare Islamike, gjeneralbrigade Amir Ali Hajizadeh, gjatë sulmit të saj në shkallë të gjerë ndaj Iranit.
Media iraniane raportoi të premten se Izraeli kishte kryer një valë të re sulmesh në territorin iranian, duke përfshirë qytetet e Tabrizit dhe Shirazit dhe në centralin bërthamor të Natanzit.
Operacioni i natës thuhet se vrau gjithashtu komandantë të tjerë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë.
Sipas raportimeve izraelite, Irani u përgjigj duke lëshuar më shumë se 100 dronë drejt Izraelit, të cilët të gjithë janë rrëzuar./ a.jor.