E Martë, 3 Nëntor 2026

IRAN -Takht-Ravanchi: SHBA duhet të përmbahet nga sulmet e mëtejshme

TEHERAN, 30 qershor /ATSH-DPA/- Irani e ka kushtëzuar rifillimin e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi programin bërthamor të Teheranit me kusht që Uashingtoni të përmbahet nga sulmet e mëtejshme, tha zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-Ravanchi në një intervistë për BBC.

“Administrata amerikane i tha Iranit, nëpërmjet ndërmjetësve, se do të donte t’u rikthehej bisedimeve, por SHBA-ja nuk e kishte bërë të qartë qëndrimin e saj mbi çështjen e rëndësishme” nëse do të niste më shumë sulme”, tha Majid Takht-Ravanchi.

Në samitin e NATO-s javën e kaluar, Trump njoftoi bisedime të reja me Iranin këtë javë, por nuk dha detaje.

Kohët e fundit, ai urdhëroi sulme ndaj objekteve bërthamore të Iranit të siguruara rëndë.

Kur u pyet të premten nëse do të urdhëronte bombardime të mëtejshme ndaj vendeve bërthamore të Iranit nëse lindnin sërish shqetësime në lidhje me pasurimin e uraniumit nga Teherani, Trump tha: “Pa dyshim, absolutisht”.

Ai përsëriti se Irani nuk duhej të kishte armë bërthamore dhe pretendoi se sulmet e fundit e kishin kthyer programin bërthamor me vite prapa.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi në një intervistë të transmetuar dje, tha se Irani mund të rifillonte pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›