E Martë, 3 Nëntor 2026

KIEV – Gjermania dhe Ukraina rrisin bashkëpunimin në mbrojtje mes bisedimeve të nivelit të lartë

KIEV, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Gjermania dhe Ukraina synojnë të rrisin bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes, tha sot ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul në një takim me homologun e tij ukrainas, Andrii Sybiha në Kiev.

Wadephul u shoqërua në Kiev nga përfaqësues të lartë të kompanive gjermane të mbrojtjes.

“Bisedimet midis përfaqësuesve të biznesit nga të dy vendet dhe me vendimmarrësit ukrainas do të zhvillohen në prag të vizitës”, sipas Ministrisë së Jashtme Gjermane.

Wadephul tha se do t’i çonte drejtuesit e mbrojtjes në një takim me Presidentin Volodymyr Zelensky të planifikuar për pasditen.

“Unë besoj se është në interes të të dyja palëve që të punojmë më ngushtë së bashku”< tha ai.

“Qëllimi është të krijohen sipërmarrje të reja të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes – në mënyrë që Ukraina të mund të prodhojë më shpejt dhe më shumë për mbrojtjen e saj”, tha ministri i Jashtëm.

“Ekziston gatishmëria për ta bërë këtë, por disa pengesa ende duhet të kapërcehen, pengesa burokratike dhe probleme të tjera për bashkëpunimin”, theksoi ai.

Sybiha paralajmëroi se forcat e armatosura ruse të sotme ishin të ndryshme nga ato që pushtuan fillimisht Ukrainën në vitin 2022.

“Ato po fitojnë përvojë, ato gjithashtu po përdorin teknologji të reja në fushën e betejës”, tha ai.

“Ky është një rrezik jo vetëm për Ukrainën, por edhe për sigurinë transatlantike”, tha Sybiha, duke paralajmëruar se sisteme të reja të mbrojtjes ajrore ishin të nevojshme për të mbrojtur qytetet që janë veçanërisht në rrezik. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›