IRLANDË – Dublini drejt ndalimit të tregtisë me vendbanimet izraelite

DUBLIN, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Irlanda synon të vazhdojë me miratimin e një ligji që ndalon importin e mallrave nga vendbanimet izraelite të paligjshme në territoret e pushtuara palestineze.
Kjo vjen pasi më shumë se dhjetra anëtarë të kongresit amerikan kanë kërkuar që Irlanda të futet në listën e vendeve që bojkotojnë Izraelin nëse miratohet ligji.
Zëvendëskryeministri irlandez Simon Harris deklaroi se, pavarësisht kundërshtimeve, Irlanda ka për qëllim të miratojë projektligjin.
Vendimi vjen mes kritikave globale ndaj Izraelit, pas miratimit nga kabineti i sigurisë i Izraelit të një plani për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës.
Koalicioni qeveritar irlandez, i përbërë nga Fine Gael, Fianna Fail dhe një grup të pavarurish, ishte zotuar për ndalimin e importit të mallrave nga territoret palestineze të pushtuara në programin e qeverisë së janarit.
“Njerëzit në Irlandë, në Evropë dhe në gjithë botën ndihen jashtëzakonisht të shqetësuar për aktivitetet gjenocidi që po shohim në Gaza, për fëmijët që po vdesin nga uria, dhe ne do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”, u shpreh Harris sot për gazetarët. /Ad.Ab./