IZRAEL – Netanyahu: 13 të vrarë pas sulmeve iraniane

TEL AVIV, 15 qershor /ATSH-ANSA/ – Trembëdhjetë persona janë vrarë në sulmet iraniane ndaj Izraelit që nga e premtja, tha sot kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
”Në mesin e 13 viktimave përfshihen tre fëmijë”, tha Netanyahu në një njoftim për shtyp.
”Gjithashtu pati nëntë të plagosur rëndë, 30 të plagosur mesatarisht dhe 341 të plagosur lehtë”, shtoi ai ”pas një nate tjetër sirenash paralajmëruese në të gjithë vendin për shkak të sulmeve me raketa iraniane, në përgjigje të sulmit masiv të Izraelit ndaj Republikës Islamike”.
Izraeli sulmoi Iranin të premten në mëngjes, duke synuar objektet bërthamore, figurat kryesore ushtarake, shkencëtarët më të lartë bërthamorë, pozicionet e mbrojtjes, qytetet dhe objektet e naftës.
Që atëherë, sipas shifrave zyrtare, dhjetëra njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në Iran.
Irani tha se sulmet ajrore ishin një deklaratë lufte dhe ka qëlluar qindra raketa dhe dronë drejt Izraelit në shenjë hakmarrjeje./ a.jor.