E Diel, 1 Nëntor 2026

Inflacioni në qershor arriti 2.4 %, rritje çmimesh për shkak të turizmit dhe produkteve bujqësore

Të ardhurat e shqiptarëve gjatë muajit qershor janë zhvlerësuar me 2.4%. Të dhënat e Institutit të Statistikave evidentojnë se inflacioni, treguesi që mat çmimet e mallrave dhe produkteve, arriti në 2.4% më i larti në më shumë se një vit.

Qershori përkon me nisjen e sezonit turistik, por edhe me daljen në treg të prodhimit vendas.

Kjo rritje e çmimeve duket se është ndikuar nga kërkesa e lartë nga turizmi, por edhe nga kostot e larta të prodhimeve bujqësore në treg.

Sipas INSTAT, kontributin më të madh në rritjen e çmimeve e mban grupi i ushqimeve, perimeve, kafesë dhe vezëve.

Ndikim ka edhe grupi  qira dhe ujë.

Kohët e fundit ka një rritje të kostove të qirasë për shkak të një zhvillimi të vrullshëm që po pëson tregu i pasurive të paluajtshme në vend./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›