E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Aksioni do të vijojë edhe në qytete të tjera, pastrojmë plagën që iu hap Thethit

Kryeministri i vendit Edi Rama, përmes një komunikimi live në Facebook ka paralajmëruar se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vijojë edhe në qytete të tjera.

Rama tha se qytetarët, të cilët i besuan mandatin e katërt kanë nevojë për më shumë cilësi jete dhe cilësia e jetës në qytet varet nga cilësia e hapësirave të përbashkëta. Shefi i qeverisë tha se dëshiron që bizneset të kenë sukses dhe të bëjnë fitim, por jo duke zaptuar territore dhe duke u zgjeruar përtej kufirit ndarës.

Rama: Të njëjtën gjë që po bëjmë në Vlorë do të vijojmë ta bëjmë në Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër. Këto qytetë kanë marrë një hov të madh dhe është e papranuesmë që Vlora të vuajë për furnizim të rregullt me ujë, aty ku furnizimi me ujë nuk pengohet nga mungesa por pengohet nga paaftësia. Është koha për një riorganizim dhe një rivizitim të të gjithë komponentëve dhe besoj që kjo do të vlejë dhe do të krijojë vlera të shtuara në të gjithë periudhën në vijim se ka shumë punë për të bërë, kemi shumë projekte te rëndësishme. Vazhdon puna për të pastruar plagën e tmerrshme që iu hap Thethit.

Është shumë shqetësuese ajo që ka ndodhur në Theth ku strukturat e shtetit që kanë vepruar dhe janë lënë në baltë nga një prokurore. Ndërkohë Prokuroria e merr dhe në mbrojtje. Çfarë imazhi është ky në sytë e turistëve që dje dhe sot në Theth shikojnë fadromat, të cilat shkojnë atje për të pastuar plagën e hapur nga një individ që ka kryer një krim të shumëfishtë.

Ditën e sotme, ka vijuar aksioni në Theth për prishejn e 11 objekteve të ndërtuara pa leje në “zemër” të Thethit.

Aksioni do të vijojë më pas me objekte të tjera. Në total janë për tu shembur rreth 40 ndërtime. Kreu i qeverisë Rama ka dhënë urdhër që asnjë fadromë të mos largohet pa shembur objektet pa leje në parkun kombëtar./vizionplus.tv 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›