E Hënë, 2 Nëntor 2026

Inspektorati i Punës: Të ndalohet puna në kantieret e ndërtimit për shkak të motit të keq

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore u ka bërë thirrje subjekteve që operojnë në sektorin e ndërtimit që të ndalojnë punën në kantiere, për shkak të motit të keq.

Në njoftimin e ISHPSHSH-së u bëhet apel subjekteve të ndërtimit që të sigurojnë skelat, vinçat, materialet dhe pajisjet në kantier.

Njoftimi i plotë:

Të gjithë subjektet që operojnë në sektorin e ndërtimit të marrin masat e nevojshme parandaluese në rast të parashikimit të një stuhie ose moti të keq.

Siguroni skelat, vinçat, materialet dhe pajisjet në kantier. Hiqni dhe vendosni në vend të sigurt elementët e lirë që mund të shkaktojnë rrezik.

Siguroni mbrojtjen e punëmarrësve duke ndërprerë punimet në kushte të rrezikshme. Vendosni shenjat paralajmëruese për sigurinë e të tretëve.

Të garantojmë sigurinë e punëmarrësve dhe qytetarëve si dhe të parandalojmë aksidente që mund të ndodhin nga kushtet e papërshtatshme atmosferike.

/e.i//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›