Suli: Ekipet në Kamëz në gatishmëri për të garantuar sigurinë e qytetarëve

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Era e fortë dhe reshjet e dendura të shiut përfshinë mesditën e sotme, Tiranën dhe disa qytete të tjera të vendit.
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli shpërndau një video në rrjetet sociale nga momentet e punës në terren të ekipeve të gjelbërimit, pastrimit, ujësjellës-kanalizmeve dhe zjarrëfikësit.
Suli shprehet se të gjitha ekipet janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar, sistemuar dhe hequr çdo pemë të rënë apo rrezik tjetër në rrugë për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Kryetari i Bashkisë së Kamzës u ka shprehur ekipeve të punës në terren, falënderimet për përkushtimin në këto situata të vështira.
/e.i//a.f/