E Martë, 3 Nëntor 2026

Investimet në infrastrukturë, dyfishohet kapaciteti i ujitjes për Lezhën

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Një ndërhyrje e rëndësishme në sifonin Hajmel ka sjellë rritje të ndjeshme të kapacitetit të tij, duke mundësuar pothuajse dyfishimin e vëllimit të ujit që kalon përmes këtij objekti për ujitjen e tokave bujqësore në zonat e Lezhës dhe Vau-Dejës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi se kjo ndërhyrje përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për prodhimin bujqësor në këtë rajon.

Sipas saj, investimi jo vetëm që rrit rendimentin në kulturat bujqësore me potencial eksporti, por gjithashtu ndikon në uljen e kostove për fermerët dhe rritjen e qëndrueshmërisë në sektor.

“Përmirësimi i infrastrukturës së ujitjes është thelbësor për garantimin e cilësisë së lartë të produkteve bujqësore dhe për forcimin e konkurrueshmërisë së tyre në tregjet e jashtme”, deklaroi ministrja Denaj.

Kjo ndërhyrje është pjesë e një strategjie më të gjerë të qeverisë për modernizimin e infrastrukturës bujqësore, me synim zhvillimin afatgjatë të sektorit dhe rritjen e mirëqenies së komuniteteve rurale. /j.p/

1 nga 5

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›