Komisioni i Konkurrencës, rekomandime për tarifat e reja të ujit për tri ndërmarrje rajonale

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Komisioni i Konkurrencës analizoi kërkesat për ndryshimin e tarifave të ujit për tri ndërmarrjet rajonale të ujësjellës kanalizimeve në Berat, Elbasan dhe Korçë.
Pas vlerësimit të situatës, Komisioni rekomandoi që tarifat e reja të miratohen nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU), duke u bazuar në kostot reale të shërbimit dhe duke respektuar parimin e mosdiskriminimit për të gjithë konsumatorët.
Gjithashtu, Komisioni kërkoi që vendimet për tarifat të publikohen në mënyrë transparente në faqen zyrtare të ERRU-së, për t’i dhënë qytetarëve mundësinë të kenë akses të plotë në informacion dhe për të mbrojtur interesin publik në këtë sektor.
/j.p/r.e/