E Hënë, 2 Nëntor 2026

Investimet në njësinë Rrethina Shkodër, Hasa: Prioritet infrastruktura si dhe ndriçimi

Pas nisjes së punimeve për ndërtimin e ujësjellësit në njësinë Administrative Rrethina, një sërë investimesh kryesisht në infrastrukturë dhe ndriçim janë në proces. Administratori Gerald Hasa Hasaj tregon mbi ecurinë e këtyre punimeve.

“Aktualisht kemi tre investime që do zhvillohen, në rrugën Mark Sadiku, në rrugën Hysaj dhe rruga në fshatin Grudë. Jemi duke punuar me ndriçimin e rrugës së Hotit deri në Postribë. Po punohet aktualisht dhe një kanal vaditës në fshatin Hot për të vijuar më pas punimet në fshatin Bardhaj dhe të tjera”, tha Hasa

Njësia Rrethina ka rreth 30 mijë banorë dhe është pjesë e njësive administrative më të mëdha në bashkinë Shkodër. Ndaj edhe nevoja si impakti i këtyre ndërhyrjeve është i madh.

“Jemi munduar të përqendrohemi në vendet ku janë problematikat më të mëdha”, tha ai.

Me miratimin e buxhetit të ri në fundvit kjo zonë pritet të ketë të tjera investime ku ura e Bardhajve mbetet prioritet.

Gazetar: M Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›