E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia 25-vjeçari

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Italia. Në prill të 2024-ës 26-vjeçari ka plagosur me armë një person në Velipojë. Arrestimi i tij u bë i mundur nga autoritetet italiane, pas dënimit me burg nga Gjykata e Shkodrës në muajin maj për dy vepra penale, atë të vrasjes me dashje dhe mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

Në prill të 2024-ës 26-vjeçari ka plagosur me armë një person në Velipojë. Në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri.

“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë dhe Italisë, për vepra penale të ndryshme, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit K. L., 26 vjeç, të lindur në Shkodër”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›