E Martë, 3 Nëntor 2026

Investitorët italianë shprehin interes për investime dhe turizëm të qëndrueshëm në Shqipëri

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mirëpriti një delegacion italian nga bota e biznesit, i shoqëruar nga Stefano Salmaso, Konsull i Tregtisë pranë ambasadës Italiane në Tiranë.

Qëllimi i vizitës ishte njohja me mundësitë që Shqipëria ofron për investime në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Drejtorja Ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro, prezantoi para përfaqësuesve të delegacionit italian klimën e favorshme për investime, projektet potenciale në zhvillim si dhe mbështetjen institucionale që AIDA ofron për investitorët e huaj.

Gjatë takimit, nga delegacioni italian u theksua interesi në rritje për Shqipërinë si një destinacion tërheqës për turizëm cilësor dhe të qëndrueshëm, por edhe për fusha të tjera me potencial zhvillimi.

Delegacioni italian vlerësoi pozitivisht informacionet e prezantuara dhe shprehu gatishmërinë për të ndarë këto mundësi edhe me kompani të tjera partnere, duke hapur rrugën për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

1 nga 4

/a.gj//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›