E Martë, 3 Nëntor 2026

Realizohet 30% e projektit të rrugës Fier-Frataj, investim kyç për zhvillimin ekonomik dhe turistik

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Në kantierin e ndërtimit të rrugës Fier-Frataj me gjatësi 43 km, puna po ecën me ritëm të mirë, duke arritur një realizim fizik prej 30%.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se në segmentet Patos-Ballsh dhe Ballsh-Frataj po vijon puna për zgjerimin e rrugës ekzistuese, ndërtimin e mureve mbajtëse dhe pritëse, kanaleve, tombinove dhe shtresave rrugore.

Në segmentin “Devijimi Povel”, ku po ndërtohet një aks totalisht i ri, punimet përfshijnë mbushjen e shtresave, ndërtimin e urës si dhe muret pritëse dhe mbajtëse.

Përfundimi i këtij projekti do të shërbejë si një arterie ekonomike e rëndësishme për zonën e Fratarit dhe Mallakastrës.

Rruga e re do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve dhe mallrave bujqësore, duke krijuar mundësi të reja për bizneset lokale, agroturizmin dhe zhvillimin e turizmit në rajon./a.gj/

1 nga 6

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›