E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani tërhiqet nga Kupa e Botës, Trump: Ishin të mirëpritur, por më mirë që nuk vijnë

“Ekipi kombëtar iranian i futbollit është i mirëpritur në Kupën e Botës, por nuk mendoj se është e përshtatshme që ata të jenë atje, për jetën dhe sigurinë e tyre”, shkroi Donald Trump.

Komenti i presidentit amerikan vjen pas një qëndrimi të qartë që mori Ministri iranian i Sportit, Ahmad Donyamali, i cili deklaroi për këtë çështje: “Që kur kjo qeveri e korruptuar vrau udhëheqësin tonë(Ali Khamenei), ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në Kupën e Botës”.

Donyamali theksoi “masat e liga të marra kundër Iranit” nga SHBA-të: “Dy luftëra na janë imponuar në tetë ose nëntë muaj dhe disa mijëra qytetarë tanë janë vrarë. Ne nuk kemi absolutisht asnjë shans për të marrë pjesë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›