E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ish-kongresisti Kinzinger: Tramp, njeri i vogël. Harris, besnike ndaj kombit

Ish-kongresisti republikan Adam Kinzinger nga Illinois në fjalën e tij në natën e kartër të Konventës Kombëtare Demokrate u shpreh se Dona;ld Tramp është një njeri i vogël dhe që nuk ka asgjë të vërtetë. Ai deklaroi se Tramp ka mbytur shpirtin e partisë republikane.

“Partia Republikane nuk është më konservative. Ka ndryshuar nga parimet, nga një njeri që qëllimi i tij është vetvetja. Tramp është një njeri i dobët, një njeri i vogël që pretendon të jetë i madh, një njeri i padrejtë por pretendon se është i drejte, është një fajtor që luan viktimën. Ai bën shou por s’ka asgjë të vërtetë.

Është mbrojtja e familjes, e kushtetutës, kjo është e të qenit konservator dhe republikan.

Por Tramp ka mbytur shpirtin e partisë republikane.

Kjo dobësi është kthyer në sëmundje në partinë tonë.

Demokracia jonë u trondit nga ngjarjet e 6 janarit në Kapitol. Unë isha dëshmitar ndaj një ngjarje të keqe, paqja u prish nga një njeri që ishte shumë i dobët për të pranuar humbjen”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›