Rreziqet e sigurisë kombëtare- Senatori Kelly: Kthimi i Trump në Zyrën Ovale, kërcënim

Senatori demokrat Mark Kelly nga Arizona në fjalën e tij në natën e katërt të Konventës Kombëtare Demokrate deklaroi se zv.presidentja Kamala Harris do të sigurojë sigurinë kombëtare të SHBA.
Vërejtjet e ish-astronautit të NASA-s dhe pilotit luftarak të marinës amerikane janë të përqendruara në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare, ndërsa thekson se kthimi i Donald Tramp (Trump) në Zyrën Ovale do të ishte një kërcënim në një botë më të paqëndrueshme.
“Kthimi i Trump në Zyrën Ovale do të ishte një kërcënim për të dy në një botë më të paqëndrueshme”, tha ai.
Senatori i Arizonës, Mark Kelly, ishte finalist për të qenë zgjedhja e zëvendëspresidentit të Harris.
/rtsh.al/