E Martë, 3 Nëntor 2026

Konventa Kombëtare Demokrate, Bajden telefonon Harris: Mezi pres të pranosh nominimin historik

Ndërsa nata e katërt e Konventës Kombëtare Demokrate po zhvillohet dhe pritet që pas pak zv.presidentja Kamala Harris të mbajë fjalimin e saj, Presidenti Xho Bajden (Joe Biden) e ka telefonuar atë për t’i uruar fat.

Me një foto të publikuar në rrjetin social X, ku Bajden shfaqet me bashkëshorten e tij, presidenti shkruan se Kamala dhe Tim do të frymëzojnë një brez dhe do të udhëheqin SHBA në të ardhmen.

“Jill dhe unë sapo folëm me Harris — mezi presim ta shikojmë atë të pranojë këtë nominim historik. Kamala dhe Tim do të frymëzojnë një brez dhe do të na udhëheqin në të ardhmen“, shkroi Biden në X (ish-Twitter).

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›