Kamala Harris dhe Doug Emhoff shënojnë 10 vjetorin e martesës

Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të mbajë fjalimin më të rëndësishëm të karrierës së saj politike sonte (23 gusht), ndërsa feston edhe 10 vjetorin e martesës.
Bashkëshorti i saj Doug Emhoff zbuloi fillimisht datën e martesës në fjalimin e tij në fillim të kësaj jave, ndërsa ka shpërndarë një seri postimesh në llogaritë e tij në mediat sociale duke festuar dekadën e tyre të martesës.
“Dhjetë vjet martesë, përgjithmonë. Gëzuar përvjetorin. Të dua,” postoi ai në rrjetet sociale, së bashku me një përmbledhje video me foto të çiftit.
/rtsh.al/