E Diel, 1 Nëntor 2026

Islam Dudaev fiton medalje argjendi në Turqi

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Islam Dudaev e nisi vitin me medalje. Mundësi i Shqipërisë, fitoi medalje të argjendtë në Turneun Ndërkombëtar “Yaşar Doğu, Vehbi Emre dhe Hamit Kaplan”, që po zhvillohet në Turqi.

Dudaev u ngjit në podium në kategorinë 70 kg, në stilin mundje e Lirë, duke sjellë një tjetër sukses për Shqipërinë në këtë disiplinë.

30-vjeçari u përball me mundësin nga Kirgistani, Tabaldjev. Islam Dudaev, mes sukseseve të shumta me Shqipërinë, është kampion i Evropës në vitin 2024 dhe fitues i medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike në Paris.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›