E Diel, 1 Nëntor 2026

UASHINGTON – Zëvendëskancelari Klingbeil i shqetësuar për marrëdhëniet SHBA-Gjermani

UASHINGTON, 12 janar /ATSH-DPA/ – Zëvendëskancelari gjerman, Lars Klingbeil deklaroi sot se është i shqetësuar lidhur me marrëdhëniet transatlantike mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke folur përpara bisedimeve mes ministrave të Financave në Uashington, ai tha se qeveria gjermane dëshiron të shfrytëzojë çdo mundësi për dialog me partnerët e saj.

”Por, ne po shohim gjithashtu se diskutimet po bëhen më të vështira dhe se dallimet po thellohen. Nuk është mirë për botën nëse Evropa dhe SHBA-ja largohen nga njëra-tjetra”, theksoi ai.

Gjermania dëshiron bashkëpunim, por, sipas Klingbeil, disa çështje kërkojnë diskutim kritik, përfshirë ambiciet e SHBA-së ndaj Groenlandës.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të pushtojë ose aneksojë Groenlandën, duke deklaruar se kontrolli mbi këtë territor është thelbësor për sigurinë kombëtare.

”Për të ardhmen e Groenlandës vendosin njerëzit e Groenlandës dhe Danimarkës”, tha Klingbeil./ /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›