E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanka Trump sërish në Shqipëri, sot takim me Ramën në Dhërmi

Ivanka Trump ka mbërritur sërish mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve, ajo ka qëndruar gjatë natës në vilat qeveritare në Vlorë.

Gjatë ditës së sotme, Ivanka Trump pritet të udhëtojë drejt Dhërmiut ku ndodhet edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Mësohet se rreth orës 11:00 pritet një takim mes tyre në vilat qeveritare në Dhërmi, i cili do të pasohet nga një drekë e përbashkët.

Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me mbërritjen e Ivanka Trump apo zhvillimin e këtij takimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›