E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli godet Teheranin: shpërthime të fuqishme në kryeqytet

Shpërthime të fuqishme tronditën kryeqytetin iranian në orët e para të mëngjesit të së hënës, pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte nisur një valë të gjerë sulmesh ajrore kundër infrastrukturës së ashtuquajtur “terroriste” të regjimit iranian.

Sipas agjencive lokale Mehr dhe Fars, sulmet goditën të paktën pesë zona të Teheranit, duke shkaktuar panik mes banorëve.

“Tinguj të tmerrshëm shpërthimesh janë raportuar,” shkruante Fars në kanalin e saj Telegram.

Një gazetar i AFP raportoi se më shumë se një orë pas shpërthimeve, një re e madhe tymi i zi vazhdonte të ngrihej mbi pjesën lindore të qytetit.

Në një postim zyrtar, ushtria izraelite deklaroi se “Ne kemi filluar një valë të gjerë sulmesh duke synuar infrastrukturën e regjimit terrorist iranian në Teheran.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›